Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, do ta vizitojë sot Kosovën, me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, raporton RTV Albania.

Ai do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Letonisë në vizitë zyrtare në Kosovë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (22 prill 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore”, ka njoftuar Presidenca.

Levits do të takohet me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufcën në mesditë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Share: