Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar presidentin amerikan Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian, raporton RTV Albania.

Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.

Share: