Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri Arben Vitia mbajti konferencë për media së bashku me Prof. Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike dhe valën e re të përfshirjes nga virusi, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar ndërhyrje të menjëhershme dhe masa të tjera, përtej atyre që janë miratuar javën e kaluar, për t’i dhënë prioritet absolut shëndetit të qytetarëve.

Ministri Arben Vitia theksoj se: “Arsyeja pse masat kufizuese do të ndërmerren e zbatohen në këta sektorë, është se shpërndarja më e madhe e virusit është evidente që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësira të mbyllura dhe nga mosrespektimi i masave në fuqi.”

Përveç masave kufizuese, Ministri Vitia shtoi se do të rekrutohen 1.000 punonjës shëndetësor, do të shtohet dita e shtunë për tu vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Në anën tjetër Prof. Naser Ramadani bëri thirrje për tu vaksinuar sa më shumë qytetarë në mënyrë që të mos ballafaqohemi me numër të lartë të hospitalizimeve dhe se përgjigjja më e mirë ndaj valës së re të përhapur nga varianti Delta është të vaksinohemi.

Share: