Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Flamuj të zinj kanë vendosur përgjatë rrugëve të qendrës së Prishtinës, aktivistët e Partisë Socialdemokrate, në një aksion të radhës që kanë realizuar sot. 

Aksioni i PSD-së, në të cilin kanë marrë pjesë aktivistët Frashër Krasniqi e Nol Nushi, ka filluar me vendosjen e flamujve të zinj në lokacionin e njohur si “Te Lesna” në kryeqytet.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka siguruar RTV Albania, shfaqin flamuj të zinj të vendosur edhe përgjatë rrugës “Agim Ramadani”.

Nga PSD-ja, ende nuk kanë shpjeguar simbolikën e aksionit.

Share: