Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Mbappe realizon dopietë ndaj Lorient, jep asist për Messi e Neymar

PSG rikthehet tek fitorja në kampionat dhe këtë e bën në mënyrën më spektakolare të mundshme. Kampionët francezë i falen trinomit Messi-Neymar-Mbappe për të asfaltuar 5-1 një rival si Lorient dhe për të qenë vetëm matematikisht larg titullit të radhës në Ligën W. Neymar zhbllokoi shifrat, pas asistit të Mbappe, i cili dyfishoi rezultatin brenda pjesës së parë.

Francezi ishte i papërmbajtshëm në këtë duel, duke shënuar dopietë personale dhe dhuruar tre asiste. 23-vjeçari shërbeu për Messi te goli i 4-1 dhe më pas për Neymar në fundin e kohës së rregullt, duke mbyllur llogaritë e këtij dueli në 5-1. Një fitore që dërgon në 12 pikë distancën me ndjekësin më të afërt, Marsejën kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund.

Share: