Një fotografi e vjetër nga koha e luftës, ku shihen së bashku kryeministri aktual Albin Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, është publikuar sot.
Gazetari Ermal Panduri ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në Facebook.
Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Albin Kurti ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.
Në fotografinë e publikuar, Thaçi e Kurti duken të jenë afër dhe fizikisht dhe jepet përshtypja që Thaçi po komunikon diçka me Kurtin.
Para tyre, shihet Adem Demaçi derisa ecën.