Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton RTV Albania.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.

Në total numri i rasteve aktive është 326.

Share: