Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton RTV Albania.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.
Njoftimi i MSH’së:
05 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.748 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828.
Në total numri i rasteve aktive është 322.