Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2  viktima si pasojë e COVID-19, raporton RTV Albania.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

114 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. 

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237.

Share: