Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Postimi i plotë i Qendron Kastratit (PSD) Kandidat per kryetar Komune.

Albina është titulli. Naimi është vula.

Kandidatët e tjerë janë teksti dhe përmbajtja e deklaratës sime për kandidaturë për mandatin e dytë.

E gjithë lista përfaqëson program e gjeografi. Mbi te gjitha perfaqëson synimin për barazi. 29 emra, secili më i vlefshëm se tjetri. Të radhitur me short sepse jemi bashkë në këtë projekt.

Një grua shembullore, arkitekte e suksesshme në Zvicërr, Albina Mahmuti-Berisha ka vendosur që të kthehet në Kosovë. Interesimi i saj për zhvillimet në Kamenicë ka qenë i vazhdueshëm dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në vendin ku u lind e u rrit është e pashembullt. Së bashku do të punojmë për projekte zhvillimore për të ardhmen e Kamenicës.

Naimi ia jep vulën listës më të mirë në historinë e Kamenicës. Punëtor më të madh e më të ndershëm nuk gjen. Kontributi i tij për zhvillimin e bujqësisë, njohja në detaje e secilit aspekt të kësaj fushe e bën Naimin njërin prej drejtorëve më të suksesshëm ndonjëherë. Jam krenar që e kam krah të djathtë.

Pa modesti e them se lista është brilante. Gjithësecili kandidat përfaqëson integritet personal e profesional, ndershmëri e zell për punë. Është listë gjithëpërfshirëse me kandidatë nga zona të ndryshme të komunës e nga kategori të ndryshme shoqërore. Të gjithë të përkushtuar për punë, të gjithë të dëshmuar në punë e në shoqëri. Rradha e kandidatëve është përcaktuar me short, sepse janë projektet të cilat do t’i prezentojmë që kanë rradhitje sipas rëndësisë e që të gjithë ne do të angazhohemi barabartësisht për të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, për bujkun, pacientin, ndërmarrësin e mjeshtrin. Për të sjellë Kamenicën në një fazë të re të zhvillimit. Për projekte ambicioze. Në ditët në vazhdim do të prezentojmë listën që e bindë secilin, listën që do të fitojë bindshëm!

Unë sot e deklaroj kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës.

Bashkë fitojmë!

Share: