Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit,

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve po kërkon subvencionim 50 cent për kilometër për secilin operator ekonomik në bazë të rendeve të udhëtimit për linjat e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë, sigurimin e pagës së punëtorëve nga Qeveria e largimin e TVSH-së.

Ndërsa Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka kërkuar që operatorët t’i kthejnë sa më shpejt shërbimet teksa kanë shprehur edhe gatishmërinë për të diskutuar rreth kërkesave të tyra.

“Në vitin 2020 dhe 2021, Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare direkte dhe indirekte për të gjitha bizneset. Bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50% të qirasë, pagesa e 170 eurove)”, thuhet në reagim.

“Pandemia Covid-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”, thuhet tutje

Share: