Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri Edi Rama e cilëson të patolerueshme ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zyrën elektorale të PD në Kavajë, ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni.

Duke theksuar se autori i kësaj plagosjeje duhet arrestuar sa më shpejt, Kryeministri e quan po aq të rëndë sa vetë ngjarja politizimin e saj, duke iu referuar kështu reagimin të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili më herët e cilësoi atë, atentat kundër demokracisë dhe akuzoi kryeministrin se qëndronte pas saj.

Në reagimin e tij, Rama i bën thirrje Bashës që jo vetëm të distancohet nga një qëndrim i tillë, por t’i bashkohet atij për të mbështetur drejtësinë.

Sa i përket Presidentit Meta, Rama thotë se ai duhet të “ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruan Kryeministri në një postim në Twitter:

Share: