Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryeministri në Gjirokastër për fushatën e 25 Prillit

Ndryshimin e këtyre 8 viteve në Gjirokastër, Edi Rama tha se e pa tek hapja e hoteleve të reja për turistët. Për t’u thënë gjirokastritëve se çfarë i pret nëse votojnë PD-në, mori si shembull disa nga vitet më të mbrapshta të historisë së Shqipërisë.

Dy fatkeqësitë që ndodhen, tërmetin dhe pandeminë, Rama i përmendi si tregues të karakterit të socialistëve, që u përballën. Fjalimin para socialistëve të Gjirokastrës, e mbylli me një seri epitetesh për fushatën e PD-së, ku nuk respektohen rregullat e pandemisë.

Gjatë ditës, Kryeministri Shqiptar ishte edhe në Dropull, ku u tha socialistëve atje semandati 2017-2021 nuk ka qenë një mandat i plotë qeverisës për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Rama rendit disa nga investimet strategjike që do të jetësohen në mandatin e 3. Premton se do bëjë më shumë për minoritarët dhe u tregon se dhe ata vetë duhet të përpiqen për të ngritur ekonomitë familjare, duke investuar në agroturizëm.

Dhe një shembull se vëmendja nuk ka munguar për zonën e Dropullit është rikonstruktimi i kishës Peshkëpisë së Sipërme, ku dhe u zhvillua këndi i fjalës i Kryeministrit me banorët e zonës.

Share: