Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari  në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që pas largimit të tij nga kjo parti udhëheqjen do ta marrë Ardian Gjini.

Haradinaj këto komente i ka bërë në emisionin Rubikon duke përsëritur qëllimin e tij për t’u bërë President i Kosovës.

Ishin përfolur disa zëra që do të mund ta zinin vendin e Haradinajt në partinë të cilën e ka udhëhequr që prej themelimit të saj, por tani në rast të largimit të tij të mundshëm nga kjo parti, dihet emri që do ta pasojë atë.

Ai kishte thënë që posti i presidentit do të jetë vendimtar për funksionimin e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.