Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Rr.Kadri Minushi, Fushë Kosovë, 29.01.2021-02:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e  sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. 

LËNDIM TRUPOR

Prishtinë, 29.01.2021-03:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  

VJEDHJE E RËNDË

Aeroporti i Prishtinës, 27.01.2021-NN. Më 29.01.2021 nga Njësitet Doganore është raportuar se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor.  

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Fsh. Qikatovë e re, Gllogoc, 29.01.2021-20:52. Janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar 13.3g marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.    

Raport shtesë;

TRAFIKIM ME NJEREZ/SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT

Prishtine 12.11.2020-14:00. Lidhur me rastin, më 29.01.2021 nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedure te rregullt.  

RASTET TJERA- NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë. 29.01.2021-00:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar  dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës-Hajvali.   

                                                                 Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

NGACMIM

Gjilan, 29.01.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër kosovare duke kërcënuar se do t’i publikojë foto. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.   

MONEDH E FALSIFIKUR

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan, 29.01.2021-16:53. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i një kiosku, ka njoftuar se nga një person i panjohur kishte pranuar një  kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Pozharan, Viti, 29.01.2021-14:30. Me vendim të gjykatës është bastisë shtëpia e të dyshuarit mashkull  kosovar  ku   është gjetur dhe konfiskuar: dy revole dhe 15 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon  në procedurë të rregullt.      

Raporti shtesë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti. Lidhur me rastin njësiti DHTN Ferizaj ka bastis shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar  ku është gjet dhe konfiskuar një revole e llojit me 21 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.  

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan, 29.01.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës  ndajë ish bashkëshortes viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

·         Gjilan 21.01.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti në vazhdimësi ka fyer prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr.Nik Prela, Ferizaj, 28.01.2021-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 2 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.   

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Fsh.Sopij, Suharekë, 29.01.2021-22:05.Viktima mashkull  kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh.Blaq, Dragash, 29.01.2021-08:30. Raportohet se njësiti i hetuesisë ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar dy armë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Grajqevc , Suharekë, 28.01.2021-NN. Njësiti i hetuesisë ka arritur të sigurojë informata dhe bazuar në një video ku dëgjoheshin  krisma nga arma e zjarrit, është arritur të gjendet lokacioni ku është bastisë shtëpia, aty janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja armësh të kalibrash të ndryshme. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.   

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU

Fsh.Zhur, Prizren, 29.01.2021-13:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull  kosovar (fëmijë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman  mjekësor.

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh.Drenoc, Klinë 29.01.2021-19:00. Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që  të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë rrahur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.     

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Rr.Martirët e Kombit, Gjakovë 29.01.2021-19:47. Dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar kanë njoftuar se si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme ishin sulmuar fizikisht nga 4 meshkuj kosovar  dhe më pas i kishin grabitur kuletën me dokumente personale.

Raport shtesë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Fshaj, Gjakovë, 18.12.2020-21:00. Lidhur me rastin, më 29.01.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 DHUNË NË FAMILJE

Rahovec, 29.01.2021-13:20. Viktima femër  kosovar ka njoftuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe kishte demoluar një derë të dhomës. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET :

AKSIDENT TRAFIKU

·         Vushtrri, 29.01.2021-03:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer mashkull kosovar, i njëjti dërgohet për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë. 

·         Vushtrri, 29.01.2021-07:40.  Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile me ngasës tre meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy ngasës dhe një pasagjere femër  kosovar e dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor lirohen. 

·         Fsh.Zhabar i Ulet ,Mitrovica Jugu, 29.01.2021-09:20. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë derisa ishte duke drejtuar veturën me targe serbe, është vet-aksidentuar duke pësuar lëndime trupore, ai fillimisht dërgohet ne Spitalin e Mitrovicës e me pas ne QKUK-Prishtine për tretman të mëtutjeshëm.

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Mitrovica Veri, 28.01.2021-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 26 bitcon (kriptovalutë). Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh.Seqishtë, Hani Elezit, 29.01.2021-15:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia në Kosove. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

KONTRABAND ME MALLRA

Gjilan 29.01.2021-19:30. Njësiti patrullues ka ndaluar një kombi (furgon) me targa të Serbisë që po e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, gjatë kontrollit janë gjet 11 dele dhe 8 qengja pa dokumente. Me vendim të prokurorit është njoftuar AVUK dhe dogana.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 Aksident trafiku me fatalitet       0Aksident trafiku  me të lënduar     26Aksident trafiku  me dëme materiale    26Tiketa trafiku të shqiptuara1182Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19  636Persona të arrestuar    15Persona në mbajtje      8Persona në ndalim policor       0Persona në vuajtje të dënimit       1
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.