◄ Drejtoria Rajonale Prishtinë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Podujevë, 18.06.2021-20:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Prishtinë 17.06.2021-14:30. Më, 18.06.2021 tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
· Rr.Lidhja e Prizrenit, Prishtinë, 18.06.2021-15:15. Raportohet se janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje ,ndërsa tre lirohen në procedurë të rregullt.
NGACMIM
Prishtinë 18.06.2021-10:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar nga e dyshuara femër kosovare.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 17/18.06.2021-23:0-07:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person-a të panjohur duke i thyer xhamin veturës i kanë vjedhur një aparat fotografik. Gjatë hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj njeri me shtetësi algjeriane dhe tjetri marokene të cilët me vendim të prokurorit shkojnë në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
· Rr.Agim Ramadani, 18.06.2021-19:00. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas irakian, ku gjatë kontrollit i është gjet dhe konfiskuar 1.4 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
· Rr.Xheladin Hana,Prishtinë, 18.06.2021-22:35. Njësiti patrullues ka ndalë një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit i janë gjetë dhe konfiskuar pesë qese me supstancë narkotike me peshë 7.4 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr.Qamil Bala,Prishtinë, 18.06.2021-23:30. Njësiti patrullues ka ndalë të dyshuarin mashkull kosovar ku gjatë kontrollit i është gjet dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË DETYRËS
Lipjan, 18.05.2021-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një rasti rrahje ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Shaban Shala, Prishtinë 17.06.2021-14:0. Në lidhje me rastin më, 18.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E VETURËS
· Fsh. Babushi Muhaxherëve, Lipjan, 17.06.2021-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore.
· Rr. Hyzri Talla, Prishtinë 17/18.06.2021-21:00-07:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se person-a të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj me targa të Serbisë.
VJEDHJE NGA VETURA
Graqanicë 17.06.2021-2030. Me 18.06.2021 Një mashkull me shtetësi bullgare ka njoftuar se person-a të panjohur nga kamioni i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente bankare dhe personale dhe një shumë parash.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Llapna Sellë, Graqanicë 18.06.2021-09:53. Një femër kosovare punëtore në filialin bankar, ka njoftuar se gjatë deponimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 18.06.2021-10:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimë mashkull kosovar. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
· Lipjan, 18.06.2021-21:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar me te cilin bashkëjeton. Palët janë intervistuar ne prezence të QPS-së dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 18.06.2021-23:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara shkon në mbajtje, ndërsa viktimës i lëshohet urdhër mbrojtje emergjent.
· Obiliq, 18.06.2021-20:00.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA- NGJARJET:
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
PERSON I ZHDUKUR
Lagjja 28, Fushë Kosovë 18.06.2021,10:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar vajza e saj e moshës së mitur e cili deri më tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE
MARRJE ME PROSTUTICION
Gjilan 14.05.2021-NN. Më, 18.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti të dërgohet në gjykatë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Lufta e Gjilanit 44, Gjilan 18.06.2021,23:55.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me mortor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë, por duke ik ka godit zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Prelez i Muhagjereve, Ferizaj 18.06.2021-23:20. Raportohet se gjatë një kontrolli rutinë të veturës të cilën e drejtonte i dyshuari mashkulli kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 9 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Dragash, Prizren 18.06.2021-07:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
LËNDIM TRUPOR
Rr. Luixh Gurakuqi, Suharekë 1806.2021-10:47.Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ndërsa tre të tjerët gjenden në arrati.
SULM
Suharekë, Prizren 18.06.2021-10:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vet dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Dragash 18.06.2021-11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të atin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
· Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 13.06.2021-07:07. Me 18.06.2021 ankuesi mashkull kosovar punëtor në filialin bankar, ka njoftuar se gjatë deponimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
· Rr. Brigada 123, Prizren 18.06.2021-13:45. Një femër kosovare punëtor në filialin banka , ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar një kartëmonedhë prej 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Vitomiricë, Pejë 18.06.2021-07:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtimi mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE
Klinë, 18.06.2021, 15:00 ora. Ankuesi mashkull kosovar (sigurim në market) ka njoftuar se ka vërejtur në kamera të sigurisë të dyshuarin mashkull kosovar duke vjedhur gjësende të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKKVermicë 18.06.2021-04:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Izet Hima, Gjakovë 18.06.2021-13:25. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.
VJEDHJE
Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 17.06.2021-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur kishte vjedhur një pajisje elektronike të spitalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fsh. Lubovec, Skenderaj, 18.06.2021-19:35.Raportohet se është ndalë vetura të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy qese që dyshohet të jetë marihuanë dhe një mulli për përpunim të narkotikëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 18.06.2021-21:15.Njësiti patrullues ka ndalë një veturë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy aparat të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Mitrovicë 19.06.2021- 00:26. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj është lënduar nga rrëzimi i dyerve. Viktima ka pranuar ndihme mjekësore dhe me pas është lëshuar në shtëpi.
RASTET TJERA – NGJARJET :
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Leposaviq, 18.06.2021-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në podrumin e shtëpisë duke i dëmtuar derën dhe kanë vjedh një lavatriçe. Nuk raportohet për të arrestuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë më rëndësi për të raportuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
SHMANGIE NGA KONTROLLI KUFITAR
SPK. Hani i Elezit 16.06.2021-18:20. Më, 18.06.2021 është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas kontrollit të dokumenteve është larguar nga zona kufitare duke i shmangur taksave doganore.
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Sarpelj, Leposaviq, 18.06.2021-19:45. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili në rrugë ilegale ka tentuar që të kalojë nga Republika e Kosovës për në Serbi. Ai po transportonte material ndërtimor pa dokumentacion përkatës, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: |
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 26 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 36 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1894 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 9 |
Persona të arrestuar | 26 |
Persona në mbajtje | 16 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 0 |