Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7
                                Drejtoria Rajonale Prishtinë INCIDENTET KRIMINALE SULMRr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 27.02.2021-14:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.  Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. POSEDIM I NARKOTIKVERr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.02.2021-01:30. Njësiti patrullues ka ndaluar ne veture Taxi të cilën e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollës në ulësen e pasme ka gjet dhe konfiskuar një qese të vogël me substancë narkotike. Pas intervistimit të shoferit në cilësinë e dëshmitarit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. DHUNË NË FAMILJE·         Prishtinë, 26.02.2021-23:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes sms-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.·         Lagjja 28, Fushë Kosovë, 27.02.2021-09:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur dhunë psiqike dhe fizike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ,pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt. PËRDORIM I ARMËSRr. Bekim Lushaku, Podujevë, 27.02.2021-00:44. Është raportuar për gjuajtje me armë zjarrit. Njësiti policor në vend ngjarje ka gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. VETURË E VJEDHURFsh. Polluzhë, Gllogoc,27.02.2021-NN.Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të dyshuar të pa njohur i është vjedhur vetura VW Pasat me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në garazhdë në oborrin e tij. Rasti është duke u hetuar. ARMËMBAJTJE PA LEJE·         Rr .Justina Shkupi ,Prishtinë, 27.02.2021-12:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollës i janë gjetur dhe konfiskuar tre armë të ftohta (thika) të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor për të siguruar gjendjen e tij psiqike , më pas është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar , rasti shkon në procedurë të rregullt.Rasti është duke u hetuar.·         Podujevë 27.02.2021 20:05. I dyshuari njëherit edhe ankues mashkull kosovar raporton se personi-at e panjohur kanë depërtuar me forcë ne shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e gjuetisë (pumparicë) me një fishekë te cilën e kishte pa leje. Te dyshuarit që i kishin hy në shtëpi kishin vjedhur edhe stoli ari me vlerë rreth 2900 euro si dhe 100 euro para te gatshme. Është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nen hetime.  SULM SEKSUALLipjan 27.02.2021-13:15. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ,dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur  mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së  .Në konsultim me prokurorin për të mitur  viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar .Rasti shkon në procedurë të rregullt. VJEDHJE E RËNDËFsh. Miradi e epërme Fushë Kosovë 27.02.2021 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hy në stallën e një firme me qëllim që ti vjedh disa kabllo elektrike . Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. RASTET TJERA- NGJARJET: MJET I DYSHUAR I PASHPËRTHYER Llapushnik ,Gllogoc, 27.02.2021-08:49. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ,kishte vërejtur një mjetë të dyshimtë. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, në ora 12:35 njësia për deminim e FSK-së me njësinë e KFOR-it mjetin e dyshuar  granat dore e kanë e mare me vete. Rasti është duke u hetuar.                                    Drejtoria Rajonale Gjilan INCIDENTET KRIMINALE ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËMFsh .Koretin, Kamenicë, 27.02.2021-13:25. Raportohet se pas një informate të pranuar  në një kafitari në fshatin Koretin prone e të dyshuarit mashkull kosovar është vërejtur  se ishte duke u zhvilluar veprimtari që është e ndaluar në bazë të ligjit  (lojëra të fatit si KINO). Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar si provë materiale  një TV e markës VIVAX, një Llap top DELL, një aparat Printer. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt . RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar                                   Drejtoria Rajonale Ferizaj INCIDENTET KRIMINALESHKAKTIM I RREZIKU TË PËRGJITHSHËMFsh. Begracë, Kaçanik, 27.02.2021-14:50.Raportohet se është djegur pjesërisht shtëpia e pa banuar pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësia e zjarrfikësve ka arrite të  lokalizoj zjarrin . Nuk raportohet për të lënduar, rasti mbetet të hetohet .  RASTET TJERA – NGJARJET:GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERAFsh. Gurëz , Kaçanik, 27.02.2021-20:30. Deshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer .Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim ka asgjësuar mjetin pa incidente .                                    Drejtoria Rajonale Prizren INCIDENTET KRIMINALEDHUNË FAMILJARE-LËNDIM I LEHTË TRUPORSuharekë, 27.02.2021-13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor , pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje . Rasti është duke u hetuar . DHUNË FAMILJARESuharekë 27.02.2021 23:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes të tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit  në prezencën e djalit te tyre,  në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje . RASTET TJERA – NGJARJET:MJET I DYSHUAR I PASHPËRTHYERFsh. Zhur, Prizren 27.02.2021-11:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se në një shtëpi të pa banuar është një mjetë i dyshimtë, informatën të cilën e kishte pranuar prej disa fëmijëve. Njësiti policor ka siguruar  vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ishte granat dore mjetë i pashpërthyer , në ora 16:15 njësia për deminim EOD ka bërë dominimin e mjetit  në mënyrë të sigurt pa incidente.                                       Drejtoria Rajonale Pejë INCIDENTET KRIMINALEARMËMBAJTJE PA LEJEFsh. Ujmirë Klinë 27.02.2021 21:30. Raportohet për te shtëna me armë zjarri, në vendin e në vendngjarje i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se ka shtënë në ajër pasi që kishte aheng familjar dhe e ka dorëzuar një armë gjuetie te cilën e kishte pa leje. Arma është konfiskuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon ne procedurë te rregullt.   RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.                                                                                                                                    Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPORFsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje. SHITË-BLERJE POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKERr- Bajram Daklani Gjakovë 27.02.2021 20;30. Është arrestuar i dyshuari (i njohur si shitës i substancave te dyshuara) mashkull kosovar pasi që ne veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese te dyshuara Kokainë me rreth  2.05 gr, i është konfiskuar edhe vetura e tij, telefoni dhe 285 euro. Është bastisur shtëpia por nuk është gjetur asgjë. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.  RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.                                Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug INCIDENTET KRIMINALESULM SEKSUALSkenderaj 27.02.2021 16:40. Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime. RASTET TJERA – NGJARJET :AKSIDENT TRAFIKU·         Rr .Rajonale Skenderaj -Vushtrri 27.02.2021-10:49. Raportohet për një aksident trafiku me lëndime ku ishte e përfshirë vetëm një veturë. Si pasoj e saj përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovar të njëjtëve  u është ofruar tretman mjekësor në emergjencë në Vushtrri  dhe  më pas në QKUK jashtë rrezikut për jetë .Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.·         Rr. Rajonale Mitrovicë Podujevë 27.02.2021-16:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e involvuar ishte vetëm një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i tij meshkuj kosovar. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor dhe mbetën për shërim të mëtutjeshëm.                               Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri INCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për të raportuar.  RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.   DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE INCIDENTET KRIMINALESHMANGIE NGA OBLIGIMET DOGANOREFsh. Gurrakoc ,Istog, 27.02.2021.Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndalur veturën me targa të huaja që drejtohet nga i dyshuari mashkull kosovar , gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se  i njëjti i është shmangur obligimeve doganore. Vetura është konfiskuar ndërsa rasti i dedikohet Doganes së Kosovës. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Raport shtesë:ARMËMBAJTJE PA LEJEFsh. Muçibabë, Kaçanik, 02.02.2020 13:30. Lidhur me rastin më datën 27.02.2021 është arrestuar i dyshuari  i kërkuar mashkull kosovarr . Në konsultim  me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje . KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT  Fsh .Novosell, Kamenicë, 27.02.2021-14:40. Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët përmes rrugëve ilegale  në këmbë  kanë tentuar të kalojnë kufirin Serbi -Kosovë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit  janë liruar rasti shkon në procedurë të rregullt. RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar.                     STATISTIKAT E PËRGJITHSHME Aksident trafiku me fatalitet/Aksident trafiku  me të lënduar16Aksident trafiku  me dëme materiale33Tiketa trafiku të shqiptuara1103Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19783Persona të arrestuar9Persona në mbajtje8Persona në ndalim policor  /Persona në vuajtje të dënimit/
  
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.