Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

   Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Fushë Kosovë,17.06.2021-10:40. Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti  dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarpronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë, 17.06.2021-20:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas ndihmës mjekësore në Emergjencën në Podujevë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë.  Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

VJEDHJE E RËNDË

Prishtinë,17.06.2021-10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datë 13.06.2021 kishte parkuar veturën, pronë e një klienti dhe më datë 17.06.2021 e kishte vërejtur se vetura është vjedhur nga person atë panjohur. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti.

SULM FIZIK

Prishtinë, 17.06.2021-19:10. Pas një mosmarrëveshje rreth një kundërvajtje në trafik, katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur në mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrin. Të dyshuarve iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe gjatë rrahjes janë dëmtuar dy vetura të dyshuarve. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

VRASJE NË TENTATIVË

·         Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 – 14:00. Raportohet se një person i pa njohur me pistoletë ka shtënë një herë në drejtim të një personi tjetër të pa njohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një kafkë e pistoletës, një fishek dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

·         Rr. Shaban Shala, Prishtinë, 17.06.2021 –21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për arsye të panjohura, një person i panjohur për të, ka shtënë me armë zjarri (revole) në drejtim të tij nga një distancë rreth 30 metra. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit NN. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Rasti mbetet nën hetime.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Migjeni, Prishtinë, 16.06.2021 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është deponuar një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Vërboc, Gllogoc 17.06.2021 – 07:30. Me urdhër të Gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishek. Pasi që i dyshuari gjendet jashtë shtetit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Zakut, Podujevë, 17.06.2021 – 06:33. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti, pasi që ka informuar se persona të pa njohur i kishin vjedhur pushkën e gjuetisë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.  

DETYRIM

Prishtinë, 17.06.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar 50.000 euro, pasi që është duke kryer punime në pronën e tij. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Prishtinë, 17.06.2021 – 16:00. Është inicuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovarepasi që ditë më parë kishte lënë fëmijën e saj viktimën mashkull kosovar (të mitur) pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

HETIM MBI VDEKJEN

QKUK-Prishtinë, 17.06.2021-12:55.Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

RASTET TJERA- NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

·         Lagja 28, Fushë Kosovë, 17.06.2021-20:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovardhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rr. Isuf Hoxha, Fushë Kosovë, 17.06.2021-20:40. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari, mashkullkosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

                Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan, 16.06.2021-19:30. Viktima femërkosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull me shtetësi te Turqisë –bashkëshorti i saj është duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe e ka kanosur për vdekje. Lidhur me rasti është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan, 17.06.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar katër(4) qese plasmani me substancë të dyshuar narkotike te llojit Kokainë me peshë 1.68 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

ZJARRVËNIE

Fsh. Smire, Viti, 17.06.2021 – 14:00.Raportohet se i dyshuari mashkull kosovargjatë ndezjes së disa mbeturinave në një fushë, zjarri ka dal nga kontrolli dhe është djeg një sipërfaqe prej 30 ari, me sanë të viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Lagjja Arbëria, Gjilan, 17.06.2021 – 13:00. Raportohet se vozitësi i pa njohur me veturë ka goditur këmbësorin mashkullkosovar (i mitur) dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti është duke u hetuar.

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM TRUPOR

Bujanovc, 06.06.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka informuar se në qytetin e Bujanovcit, i dyshuari mashkull i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, është hapur rasti dhe është duke u hetuar nga njësitë relavante.

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITE

Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021-15:37.Nga Qendra Emergjente e QKUK-së në Prishtinë jemi njoftuar se personi i gjinisë femërore e lënduar në aksidentin e trafikut me fatalitet që nga data  06.06.2021 që ka qenë duke u trajtuar në repartin Intensiv ka ndërruar jetë.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë më rëndësi për të raportuar

                                  Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Prizren, 08.06.2021. Viktima femërkosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkullkosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Tahir Sinani, Prizren, 16.06.2021 – 12:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

                                  Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Istog, 16.06.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QMF, Istog e më pas në Spitalin Rajonal, Pejë prej ku është lëshuar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Deçan, 17.06.2021 – 09:48. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj dhe një femër që të gjithë kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është liruar për shkaqe shëndetësore.   

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Pejë, 17.06.2021 – 03:00. Janë arrestuar dy meshkuj shtetas të huaj, pasi që në gjendje të dehur dhe me disa pije alkoolike, kanë tentuar të hyjnë në një objekt, mirëpo janë ndaluar nga sigurimi ankuesi mashkull kosovar. Të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë thyer xhamin e derës së objektit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë më rëndësi për të raportuar

                                 Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

  LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjakovë, 17.06.2021 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë, 17.06.2021 – 07:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit kishte ofenduar ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

SULM 

Malishevë, 16.06.2021 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë më rëndësi për të raportuar

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

 POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Parku i qytetit, Mitrovicë, 17.06.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkullkosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.88 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

KANOSJE

Rr.28 Nëntori, Skenderaj, 17.06.2021-15:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak të një kontesti pronësor. Me urdhër të GJPP është kryer një kontrollim në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET :

 Asgjë më rëndësi për të raportuar

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

 Asgjë më rëndësi për të raportuar

RASTET TJERA – NGJARJET:

  Asgjë më rëndësi për të raportuar 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Sarpelj, Leposaviq, 17.06.2021-17:00.Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili në rrugë ilegale ka hyrë nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE PYLLI

Podujevë, 17.06.2021-21:20. Zyrtari i Agjensionit të pyjeve për mes telefonit kishte kërkuar asistencë në fshatin e lartcekur. Njësia policore i kishte asistuar dhe kishin ndal një kamionetë te ngarkuar me dru për djegie te llojit bungu. Personi është shoqëruar deri në Agjensionin e Pyjeve në Podujevë dhe i është konfiskuar sasia drunore. Personi dhe kamioneta janë liruar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë më rëndësi për të raportuar

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
Aksident trafiku me fatalitet0
Aksident trafiku  me të lënduar14
Aksident trafiku  me dëme materiale29
Tiketa trafiku të shqiptuara1713
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 1938
Persona të arrestuar20
Persona në mbajtje16
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit
Share: