Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7
              Drejtoria Rajonale Prishtinë 
INCIDENTET KRIMINALE FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE Podujevë (NN), 2021 – NN. Gjatë veprimeve hetimore nga njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve. Gjatë kontrollit në lokalin pronë e të dyshuarit si prova materiale janë gjetë dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të falsifikuara, 12 USB, një shtëpizë kompjuteri, dhe një DVR. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
 ARMËMBAJTJE PA LEJE & POSEDIM I NARKOTIKËVE Fsh. Butovc, Prishtinë 28.09.2021 – 01:25. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë (kalibri nuk dihet) dhe një sasi e vogël (një cigare) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullte.
 DHUNË NË FAMILJE Prishtinë 28.09.2021 – 01:08. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar me sms nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.
 LËNDIM I RËNDË TRUPOR Podujevë 28.09.2021 – 15:05. Raportohet se ka pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. 
RASTET TJERA- NGJARJET: 
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER Fsh. Prapashticë, Prishtinë 28.09.2021 – 00:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar gjatë kryerjes së punimeve mihjes së themelit të shtëpisë kishte hasur një mjet shpërthyes. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e ati mjeti, kurse njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bë tërheqjen e mjetit shpërthyes.     Drejtoria Rajonale Gjilan 
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE·        
 Gjilan 26.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.·         Gjilan 28.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e ti ka kanosur dhe ka tentuar ti sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ZYRTAR Kamenicë 28.09.2021 – 13:00. Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare ka marrë patentë shoferin e Republikës së Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga  një shtet tjetër, pas verifikimit është vërtetuar se i njëjti dokumentin nga shteti tjetër ka qenë i falsifikuar. Rasti është duke u hetuar. 
VJEDHJE E RËNDË Ranillug. Ankuesja femër ka raportuar se person/a të dyshuar deri më tani të pa njohur i kanë vjedhur veturën e sajë me targa të huaja. Rasti vazhdon të hetohet.
 RASTET TJERA – NGJARJET: PERSON I ZHDUKUR Fsh. Llabjan, Novobërdë 24.09.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kushëriri i ti mashkull kosovar prej datës 24.09.2021 nuk është kontaktuar më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.  
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR Rr. Esat Berisha, Gjilan 28.09.2021 – 14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit.
         Drejtoria Rajonale Ferizaj INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I RËNDË TRUPOR Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 28.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje  verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor fillimisht në qendrën e emergjente Ferizaj pastaj edhe në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 
RASTET TJERA – NGJARJET: 
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Hani i Elezit 28.09.2021 – 08:00. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me ngasës femër kosovare. Si pasojë e aksidenti lëndime trupore ka pësuar ngasësja, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.).               Drejtoria Rajonale Prizren INCIDENTET KRIMINALE FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ZYRTAR Dragash (NN) 28.09.2021 – 14:50. Është raportuar se një i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të aplikoj për ndërrim të patentë shoferit të huaj në atë të Republikës së Kosovës, pas një verifikimi është vërtetuar se dokumenti i huaj ishte i falsifikuar. Rasti është inicuar dhe është duke u hetuar.
 DHUNË NË FAMILJE
Fsh. Malësi e Re 28.09.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 
LËNDIM I RËNDË AKSIDENTAL
Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
 RASTET TJERA – NGJARJET: 
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Agim Bajrami, Prizren 28.09.2021 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit.
 AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Wesli Clark, Prizren 28.09.2021 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidenti lëndime trupore ka pësuar një pasagjere femër kosovare e cila është dërguar për tretman mjekësor. 
               Drejtoria Rajonale Pejë INCIDENTET KRIMINALE NGACMIM Pejë 27.09.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte ngacmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare, sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e kishte ngacmuar dhe kanos atë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 
VETËGJYQËSI Istog 28.09.2021 – 14:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka lëshuar bagëtie në pronën e viktimës mashkull kosovar dhe pastaj ka ardhë deri tek një mosmarrëveshje mes tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. 
 MONEDHË E FALSIFIKUAR Klinë 28.09.2021 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në bankë është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet se mundë të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim nga njësiti i hetimeve ndërsa është intervistuar personi i cili ka deponuar kartëmonedhën. Rasti vazhdon të hetohet. Raport shtesë:ZJARRVËNIE Rr. Gucia, Pejë 27.09.2021 – 21:10. Me datë 28.09.2021 në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar       
                   Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE FRIKSIM GJATË PROCEDURËS PENALE Gjakovë 27.09.2021 – 14:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë me fjalë viktimën  mashkull kosovar. Vlen të theksohet se viktima ka qenë dëshmitar në një proces gjyqësor ku i dyshuar ka qenë vëllai i të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Fsh. Hereq, Gjakovë 28.09.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare  inspektor i AUV-it ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës së bashku me dy kolegë të saj në inspektim, kishin hasur një lokal të hapur, duke  punuar. I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar. Rasti vazhdon të hetohet. 
  RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR SPK Qafë Prush 28.09.2021 – 06:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit.                              Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug INCIDENTET KRIMINALE FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ZYRTAR Rr. Jakup Ceraja 28.09.2021 – 12:55. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe dy dokumente të Republikës së Serbisë të dyshuara për falsifikim. Dokument janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore,  ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. 
DHUNË NË FAMILJE Mitrovicë 28.09.2021 – 19:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME LNDIME Fsh. Makermal, Skenderaj 28.09.2021 – 13:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore me ngasës femra kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare të cila janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.                              Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri INCIDENTET KRIMINALE Asgjë me rëndësi për të raportuar  
RASTET TJERA – NGJARJET: 
Asgjë me rëndësi për të raportuar 
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE SPK Stançiq 28.09.2021 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë ikjes nga policia e ka hedhur një qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 149 gram. Qesja e dyshuar është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme. I DYSHUARI me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
 KONTRABANDIM ME MALLRA Fsh. Herticë, Podujevë 28.09.2021 – 20:40.  Është raportuar se njësiti policor kishte hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar  me një traktor me rimorkio të ngarkuar me rreth 5 metër kub dru të cilat  kishin qenë duke i kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Traktori me dru është dërguar në terminalin doganor  në Merdare për procedura të mëtejme, kurse të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.
 RASTET TJERA – NGJARJET: Asgjë me rëndësi për të raportuar
 STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku me të lënduar 32
Aksident trafiku me dëme materiale 31
Tiketa trafiku të shqiptuara 1074
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19657
Persona të arrestuar 13
Persona në mbajtje10
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 3
 

Me respekt

    cid:image002.png@01D31030.8AB6B260   Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: zimp@kosovopolice.com

Share: