Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7
                                Drejtoria Rajonale Prishtinë INCIDENTET KRIMINALE GRABITJEFsh. Babimofc 06.01.2021 – 22:36. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në punë, tre të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre me armë të gjatë kanë grabitur pazarin ditor në vlerë rreth gjashtë qind (600) € dhe kanë ikur në këmbë  në drejtim të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Rasti vazhdon të hetohet.  MANIPULIM ME PROVALipjan 07.01.2021 – 16:30. Policia gjatë kontrollit të veturës me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike që dyshohet se janë pajisje të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISËRr. Bil Klinton, Prishtinë 07.01.2021 – 04:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka tentuar të futet me forcë në lokalin e viktimës mashkull kosovar ku sipas tij është dëmtuar vetëm dera e hyrjes dhe nga lokali si mungon asgjë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËMPrishtinë 07.01.2021 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kati i parë i shtëpisë së tij është përfshirë në zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë  lokalizuar zjarrin. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një oxhak i dhomës. POSEDIM I NARKOTIKEVE &  ARMËMBAJTJE PA LEJERr. Bill Clindon, Prishtinë 07.01.2021  –  21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshë prej 5.8 gram, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sprej dhe një boks i hekurit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
 ARMËMBAJTJE PA LEJE·         Gllogoc 07.1.2021 – 08:00. Policia ka bërë bastisje në shtëpi pas dyshimit se kishte të shtëna me armë zjarri. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie dhe 34 fishek të kalibrit 12 mm, si dhe disa pajisje shtesë të armëve. Dy të dyshuar meshkuj  kosovarë janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.·         Fsh. Llapnasellë, Graqanicë 07.1.2021 – 20:15. Policia gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një revole  dhe 7 fishek. I  dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Raport shtesë:VRASJE NE TENTATIVELipjan 06.01.2021  19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimën mashkull  kosovar . Të dyshuarit janë intervistuar në pranin e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. RASTET TJERA- NGJARJET: ARRESTIM I PERSONIT TËKËRKUARGllogoc 07.01.2021 – 22:42.  Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.                                    Drejtoria Rajonale Gjilan INCIDENTET KRIMINALE SHMANGIE NGA TARIFAT DOGANOREFsh. Muqibabë 07.01.2021  00:30. Te dyshuarit mashkull  kosovar i është konfiskuar vetura me targa të huaja pasi që i njëjti nuk posedonte autorizim  si dhe nuk ishte prezent pronari i veturës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, vetura e konfiskuar është dërguar në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë dhe rasti i  procedohet njësisë së hetimeve rajonale. RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIMERr. Ibrahim Rugova, Gjilan 07.01.2021 – 17:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në  Qendrën Emergjente në Gjilan dhe me pas është liruar për në shtëpi.                                   Drejtoria Rajonale Ferizaj INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJEFerizaj (NN) 06.01.2021  23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i  njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij femër  kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.  Raport shtesë:LËNDIM I RËNDË TRUPORFerizaj 04.01.2021  17:00. Me datë 07.01.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur pasi që i njëjti kishte qenë i përfshirë në përleshje fizike ku si pasoj viktimat kishin pësuar lëndime të rënda trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë. RASTET TJERA – NGJARJET: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIMEFsh. Nerodime e Poshtme Ferizaj 07.01.2021 – 17:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.                                     Drejtoria Rajonale Prizren INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I RËNDË TRUPORPrizren 07.01.2021  09:50. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve meshkuj  kosovarë. Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku edhe kanë marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dërgohen në mbajtje për 48 orë. DHUNË NË FAMILJE & KANOSJEPrizren 07.01.2021  16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i  njëjti e kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari i është dërguar në ndalim për 48 orë.  RASTET TJERA – NGJARJET: 
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME·         Fsh. Krushë e Vogël, Prizren 07.01.2021 – 11:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.·         Reqan-Budakovë, Prizren 07.01.2021 – 14:38. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj  kosovarë . Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.                                     Drejtoria Rajonale Pejë INCIDENTET KRIMINALE HETM I VDEKJESIstog 07.01.2020 – 13:00. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. DHUNË NË FAMILJE & KANOSJEPejë 07.01.2021  20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit 1.23 promila. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili edhe ka qenë prezent gjatë intervistimit dhe gjatë intervistimit i dyshuari i ka kanosur familjarët e tij. Me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. DHUNË NË FAMILJEKlinë 07.01.2021  21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. RASTET TJERA – NGJARJET: INCIDENT ZJARRIDeçan 07.01.2021 – 07:05. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se është duke iu djegur një aneks i shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin në tërësi. Nuk raportohet për të lënduar.                                                                                                                                    Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE   DHUNË NË FAMILJE·         Gjakovë 06.01.2021  22:00. Janë arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i viktimës dhe e dyshuara femër  kosovare motra e viktimës pasi dyshohet që kishin ushtruar dhunë psikike e fizike, në përpjekje për ti bashkuar. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si dhe viktima është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.·         Malishevë 07.01.2021  20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë dhe e njëjta është dërguar në familjen e nënës së saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. RASTET TJERA – NGJARJET:Asgjë me rëndësi për të raportuar.                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug INCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për të raportuar. RASTET TJERA – NGJARJET :AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIMERr. Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, 07.01.2021 – 20:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj  kosovarë . Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që njëri nga ngasësit ka qenë nën ndikim të alkoolit.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një persona i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është liruar për në shtëpi.                              Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri INCIDENTET KRIMINALEARMËMBAJTJE PA LEJERr. Krajl Petri, Zveçan 06.01.2021 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe pesë (5) fishek. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. DHUNË NË FAMILJE & LËNDIME TË LEHTË TRUPORËMitrovica e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër  kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish burrin e saj  të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranoj ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari  shkon në mbajtje për 48 orë. RASTET TJERA – NGJARJET:Asgjë me rëndësi për të raportuar.  DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE INCIDENTET KRIMINALEARMËMBAJTJE PA LEJE·         Bjeshka Lugu i Butë, Istog 07.01.2021 – 11:00. Gjatë patrullimit në lokacionin e lartcekur njësiti policor ka hasur dhe ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë si dhe 17 fishek 9 mm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.·         Bjeshka e Radushes, Istog 07.01.2020 – 15:00. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një armë 9x19mm me dy 12 fishek 9mm. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. RASTET TJERA – NGJARJET:Asgjë me rëndësi për të raportuar.              STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: Aksident trafiku me fatalitet0Aksident trafiku  me të lënduar18Aksident trafiku  me dëme materiale25Tiketa trafiku të shqiptuara745Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19675Persona të arrestuar17Persona në mbajtje15Persona në ndalim policor  0Persona në vuajtje të dënimit1 
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *