Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Drejtoria Rajonale Prishtinë
 
INCIDENTET KRIMINALE VRAJSE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar,  dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati  ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.  Rasti vazhdon të hetohet.
 SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËMRr. Fatime Sokoli, Prishtinë 19.06.2021 – 03:10. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur , në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Rasti vazhdon të hetohet. VJEDHJE E RËNDË·         Fsh. Vrellë, Lipjan 19.06.2021 – 00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj,  pasi që është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në lokalin e ankuesit  mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  ·        
 Podujevë, 19.06.2021-11:46. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: para  dhe stoli ari.  Ne  lidhje  me  rastin  është  njoftuar  prokurori. Rasti vazhdon të hetohet.·         
Fushë Kosovë 19.06.2021-17:30.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në banesën e viktimës femër kosovare i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 
DHUNË NË FAMILJEPrishtinë 19.06.2021 – 01:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i  dyshuari gjendet në arrati . Rasti vazhdon të hetohet. 
LËNDIM I LEHTË TRUPORFsh. Letanc, Podujevë 19.06.2021-21:00. Është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte. 
Raport shtesë:SULM SEKSUALLagjja 28, Fushë Kosovë 18.06.2021 – 10:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me  19.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
 Raport shtesë:SULM & PENGIM I PERSONIT ZYRTARLipjan 18.06.2021 – 22:45.  Në lidhje me rastin është raportuar se me 19.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 
Raport shtesë:VJEDHJE E RËNDËPrishtinë 17/18.06.2021-23:00-07:50. Në lidhje me rastin është raportuar se me 19.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj,  nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. 
POSEDIM I NARKOTIKËVERr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10.  Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €.  Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
 ZJARRVËNJEFsh. Magure, Lipjan 19.06.2021-18:29.  Është raportuar se  në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë çatia e  objektit të ish-operativës bujqësore. Njësit relevante dhe  ekipi i zjarrfikësve  kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe  kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet. RASTET TJERA- NGJARJET: 
AKSIDENT TRAFIKU Rr. Dëshmorët e Kombit,  Prishtinë (NN)19.06.2021-14:46. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka  goditur këmbësorin- viktimë mashkull kosovar dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është duke trajtuar QKUK ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe  dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. 
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUARPrishtinë (NN) 19.06.2021-21:10. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
 Drejtoria Rajonale Gjilan INCIDENTET KRIMINALE 
   Asgjë me rëndësi për të raportuar RASTET TJERA – NGJARJET:
 Asgjë me rëndësi për të raportuar 
              Drejtoria Rajonale Ferizaj INCIDENTET KRIMINALELËNDIM TRUPORRr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 19.06.2021 – 00:35. Dy viktima meshkuj shtetas të huaj, kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet. DHUNË NË FAMILJEShtërpcë 18.06.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  viktimën femër kosovare.Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 
VJEDHJE E RËNDËFsh. Talinoc i Muhaxherve, Ferizaj 19.06.2021 – 09:44. Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të kishës dhe nga aty kanë vjedhur instalimin e rrymës elektrike, vlera e të cilave nuk dihet. Rasti vazhdon të hetohet.  RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar                                    Drejtoria Rajonale Prizren INCIDENTET KRIMINALE VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVËRr. Sheh Emini, Prizren 19.06.2021-23:30.  Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit. Nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar. RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKUFsh. Gjonaj, Prizren  19.06.2021 – 18:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes  të katër automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
                       Drejtoria Rajonale Pejë INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE·         Fsh. Serbobran, Istog 18.06.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.·     
Rr. Emrush Miftari, Pejë 19.06.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare, ndërkohë  i ka thyer-demoluar disa orendi shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar. KANOSJE·         Fsh. Nakell, Pejë 19.06.2021-11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar arën e tij është kanosur verbalisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovar. Dy prej tyre  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.·         Vitomiricë, Pejë 19.06.2021-13:30. Është arrestuar  dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje të më hershme e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKURr. Zahir Pajaziti, Pejë 19.06.2021-15:21. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar  një femër kosovare e cila është duke u trajtuar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.                                                                                                             Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSNIT ZYRTARRr. Luan Haradinaj, Gjakovë 19.06.2021-17:31.   Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të gjygjëtarëve  gjatë një turniri të boksit , i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte.
 DHUNË NË FAMILJEGjakovë 19.06.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të hetohetRASTET TJERA – NGJARJET: ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUARPKK. Vermicë (NN) 19.06.2021-20:50.  Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug INCIDENTET KRIMINALELËNDIM I LEHTË TRUPORRr. Gani Hajra, Mitrovicë 19.06.2021-17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht  nipin me nusen e tij viktima mashkull dhe femër kosovar -e. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. RASTET TJERA – NGJARJET :AKSIDENT TRAFIKU Rr. Skenderaj-Klinë  19.06.2021 – 18:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me drejtues meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.                              Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri INCIDENTET KRIMINALE SHKAKTIMI I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJERr. Todora Milićevića, Soqanicë, Leposaviq 19.06.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia e kishte qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Dy  persona të tjerë, (një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë shoqëruar dhe intervistuar në polici  për pengimin e provave ose veprimeve  zyrtare dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje. Arma nuk është gjetur. Rasti vazhdon të hetohet. RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU  ME LËNDIMERr. Osman Behrami, Vitomiricë  (NN) 19.06.2021-15:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesi ka goditur viktimën mashkull kosovar –këmbësor dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar ne spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor . Rasti është duke u hetuar. 
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE KONTRABANDIM  ME MALLRAFsh. Kranidell, Kamenicë 19.06.2021 – 09:32. Njësitet policore e kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar kamionetën e tij të ngarkuara me 3 m³ dru pa dokumente përkatëse. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që drutë të dërgohen në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme ndërsa kamioneta dhe i dyshuari të lirohen në procedurë të rregullt. RASTET TJERA – NGJARJET: 
Asgjë me rëndësi për të raportuar                     STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: Aksident trafiku me fatalitet/
Aksident trafiku  me të lënduar18
Aksident trafiku  me dëme materiale23
Tiketa trafiku të shqiptuara1437
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 1913
Persona të arrestuar23
Persona në mbajtje18
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit1
 

Me respekt

    cid:image002.png@01D31030.8AB6B260   Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

                                  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                                  Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 5080 1237 & 038 5080 1462

                                   Email: zimp@kosovopolice.com

Share: