Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

VENDIMI PËR MASAT E PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA PËR KONTROLLIN, PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 i Republikës së Kosovës,

pika B [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore),transmenton RTV Albania.

Kjo pikë duhet të rishqyrtohet për faktin se godet direkt financat e studentëve nga Lugina e Preshevës dhe trojeve tjera shqiptare, të cilët janë studentë në universitetet publike në Kosovë.

Shumë pak nga këta studentë janë të vaksinuar me dozën e tretë (për shkak se nuk kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë e vaksinë që e kanë marrë).

Duke e ditur që aktualisht jemi në fazën e provimeve të Janarit 2022, vendimi në fjalë për studenët nga Presheva dhe trojet tjera shqiptare do të thotë shpenzim i 50 eurove brenda tri ditëve per hyrje dalje brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Një kosto e tillë është shumë e lartë për studentët nga Lugina e Preshevës dhe trojet tjera shqiptare, që vijojnë studimet në universitetet publike në Kosovë, prandaj, si organizata më e madhe në Universitetin e Prishtinës, kërkojmë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtoj vendimin për hyrje dalje territorin e Kosovës për studentët nga Lugina e Preshevës dhe trojet tjera shqiptare, konkretisht Pikën B. 2.2.

Presim nga Qeveria e Kosovës të reflektoj në këtë situatë!

Organizata Studentore “REFORMA”

Prishtinë, 22 Janar 2022

Share: