Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

REAGON LDK në Kamenicë. Ja postimi i plotë
Pamjet e tilla të sotme në Shkollen e Shipashnicës së Poshtme janë shqetësuese dhe të papranueshme. Këto veprime në emër të reformës nuk janë adekuate. Çdo investim bëhet për banorët dhe paraprakisht duhet tê pajtohen banorët . Në këtë situatë të krijuar pas vendimeve të Kryetarit të Komunës për riorganizim të shkollave dhe Vendimit të Ministrisë së Arsimit për vazhdimin e mësimit tensionet po vazhdojnë. Ata që po pësojnë janë nxënësit e këtyre fshatrave.
Urgjentisht kërkojmë të ketë komunikim insititucional dhe me banorët që fëmijët mos të pësojnë por të vazhdojnë mësimin në shkollat e tyre. Prindërit duhet të jenë akterë në çdo vendimarrje.
Kamenicës nuk i duhen skena të tilla. Reforma duhet të bëhen në pajtim të plotë me Prindërit.
Dega e LDK-së në Kamenicë.

Share: