Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19. Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje, raporton RTV Albania.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 12 mijë mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

“Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria.

Share: