Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shifra të larta të pandemisë janë shënuar sërish në Shqipëri, teksa 15 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjitha institucionet spitalore përfshirë edhe ato rajonale në Shkodër e Durrës po trajtohen 558 pacientë.

Të larta kanë qenë edhe shifrat e të sëmurëve në gjendje të rëndë, teksa  në terapi intensive ndodhen 38 persona nga të cilët 16 në intubim.

Ndërkohë, 15 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar në 1582 numrin total të viktimave, që nga nisja e përhapjes së virusit në Shqipëri.

Nga 3842 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Qytetet me numrin më të lartë të infektimeve të reja janë Tirana me 479 raste dhe Durrësi me 100 të prekur.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *