Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shqiptarja, 3 gola për 155 sekonda

Sulmuesja e ekipit të femrave të Real Madrid, Kosovare Asllani është njeriu i momentit te skuadra spanjolle. Futbollistja suedeze me origjinë shqiptare shënoi një hat-trick në fitoren 3-1 që skuadra e Real mori në shtëpi ndaj Valencias.

Asllani shënoi nga një goditje e lirë në minutën e 67-të, pastaj dribloi portieren për të shënuar të dytin para se të shndërronte në gol krosimin e Marta Cardonam për ta kompletuar goleadën e saj në harkun total të 155 sekondave. 

31-vjeçarja nuk kishte shënuar gol në kampionat që prej 13 dhjetorit, por tripleta e saj e shpejtë e ngjiti atë në vendin e tretë në listën e golashënuesve me 12 gola.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *