Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Situatë kritike në spitale, vetëm 2 shtretër të lirë në Durrës

Numri i viktimave nga Covid ka kapur sërish shifrën më të lartë të regjistruar që nga nisja e pandemisë me 19 viktima në 24 orë. Autoritetet thonë se mosha e pacientëve që ndërruan jetë është nga 41 deri në 85 vjeç, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1 mijë e 715 persona.

Ndërkohë të prekurit nga virusi janë 1021 persona, ku Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve. Më pas vjen Durrësi, Vlora, Saranda, Fieri dhe Shkodra.

Situata është kritike në spitalet Covid ku janë të shtruar gjithsej 647 pacientë. Pas Tiranës, edhe kapacitetet e pavionit Covid në spitalin e Durrësit janë drejt ezaurimit. Në 70 shtretër në dispozicion, janë shtruar 68 persona. Ndërkohë 20 paciente të tjerë janë duke qëndruar në urgjencë nëse duhet të shtrohen në spital apo do të ndiqen në banesë.

Në pavionin Covid në spitalin e Elbasanit që u hap ditën e martë, ka vetëm 4 pacientë. Ai ka në dispozicion 81 shtretër. Në total 3 spitalet Covid në Elbasan, Durrës dhe Shkodër kanë 241 shtretër, por vetëm Durrësi ka numrin më të lartë të të shtruarve.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e tre spitaleve rajonale është bërë për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve Covid në Tiranë të cilët do të merren me rastet e rënda që kërkojnë hospitalizim.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.