Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asnjë rast i vdekjeve me COVID-19 nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, përderisa nga 2,325 testime vetëm 18 kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV02.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike poashtu ka njoftuar se 239 persona janë shëruar nga infeksioni COVID-19.

“Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103,382”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 107,447 qytetarë, përderisa 2,243 prej tyre kanë vdekur si dhe 103,382 janë shëruar.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 2,595 qytetarë ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 69,686.

Sot ka filluar vaksinimi me dozën e dytë i stafit shëndetësor në nivel vendi.

Share: