Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se do të ketë rishikim të masave antiCOVID-19.

Megjithatë ai ka theksuar se masat antiCOVID janë konform masave të rajonit.

“Janë masa konform të gjitha masave të rajonit. Natyrisht që kemi me i rishikuar masat kjo është fluide ne e vlerësojmë Gjendjen disa here në dite absolutisht do i rishikojmë këto masa. Nuk jam i interesuar që bizneset të mbahen mbyllur përveç asaj që ekspertët tanë e kanë të nevojshme”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.

Ai tha se masat që janë marr nga qeveria është rezultat i balancit të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numri të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm”. 


“Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital. Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit”. 

“Masat të cilat i ka marrë MSH dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon[…]ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit[…]dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi. 

Share: