Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

725 raste të reja dhe 7 viktima

Ka vijuar për të dytën ditë me radhë rritja e infektimeve ditore me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3906 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar 725 raste të reja. Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e përhapjes së virusit, me 252 raste të reja, e ndjekur nga Durrësi me 43, Mati me 38, Lezha me 36 dhe Vlora 34 infektimet të reja. Aktualisht në mbarë Shqipërinë mbeten afro 23700 raste aktive me Sars-Cov 2.

Fatkeqësisht 7 qytetarë të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID-19, duke e çuar në 1217 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë. 3 prej tyre ishin nga Tirana, 2 nga Shkodra dhe nga 1 nga Elbasani dhe Lezha.

Pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve, situata në spitale mbetet e qëndrueshme. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e personave që e kanë fituar luftën me virusin në mbi 36 mijë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.