Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Bie numri i viktimave dhe shtrimet në spitale

Kanë pësuar sërish një rritje të lehtë infektimet me koronavirus në Shqipëri. Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 3463 testime kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë.

Tirana vijon të jetë epiqendra e përhapjes së virusit edhe në këto 24 orë me 195 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 54 raste, Fieri me 45, Mirdita 34 dhe Lushnja me 30.

Ka vijuar në 24 orët e fundit trendi rënës i numrit të viktimave. Autoritetet shëndetësore raportuan se 12 qytetarë të moshave nga 53 deri në 79 vjeç e kanë humbur betejën me Covid, 3 prej tyre nga Tirana, 3 nga Elbasani, ndërsa të tjerët ishin nga Fieri, Shkodra, Vlora, Lushnja, Kuçova dhe Kavaja.

Ndërkohë që vazhdon të relaksohet situata në 4 spitalet Covid në Tiranë dhe 3 pavionet rajonale ku trajtohet të shtruarit me koronavirus.

Aktualisht në spitale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e personave që e kanë fituar betejen me virusin në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.

Share: