Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shkon në 661 numri i pacientëve të hospitalizuar

24 orët e fundit kanë shënuar rritje të rasteve të shtruara me koronavirus në 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe 3 pavionët e spitaleve rajonale.

Nga raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 661 persona po trajtohen në të gjithë strukturat e posaçme për Covid-19.

Kryeqytetit vijon të mbajë peshën më të madhe të rasteve duke shkuar thuajse në ezaurim të shtretërve në dispozicion.

Nga 661 të shtruarit 552 po marrin shërbim në 4 spitalet Covid në Tiranë kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 61 po trajtohen në Durrës, 27 në Shkodër dhe 21 në Elbasan.

Në total 109 pacientë janë në spitalet rajonale kurse kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *