Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

11 jetë të humbura dhe 887 raste të reja

24 orët e fundit kanë shënuar një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.11 pacientë humbën jetën në spitale të moshave nga 54 në 84 vjeç. 8 prej tyre ishin nga Tirana, 2 nga Kavaja dhe 1 nga Mirdita. Shkon kështu në 1350 numri i personave që nuk e kanë fituar betejën me virusin që nga nisja e pandemisë.

Një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë kanë pësuar edhe pacientët e shtruar në 4 spitalet Covid, ku po trajtohen 292 persona, 21 janë në terapi intensive nga të cilët 5 janë të intubuar. 

Në 24 orët që lamë pas u kryen 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 persona. 

Numrin më të madh të rasteve të reja e mban sërish kryeqyteti me 330 raste, 56 të tjerë janë në Durrës, 55 raste në Vlorë dhe më pas vijnë Lushnja, Fieri, Elbasani, Berati, etj. Raste të reja ka pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipëris ku numërohen mbi 28 mijë raste aktive.

Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në gati 46 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published.