Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7


Tetë persona raportohet se kanë vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë shënuar 68 raste pozitive me COVID-19 nga 4,320 testime të bëra.

Ministria e Shëndetësisë, raporton se gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153,672. Në total numri i rasteve aktive është 3,342.

Në 24 orët e fundit janë dhënë edhe 15,617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,299,482 doza të vaksinës.

Share: