Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Drejtuesit e paligjshëm të RTK-së po vazhdojnë me punësime pa kontrollë e pa kritere, kryesisht partiake, nepotike e klienteliste; blerje të produkteve të jashtme televizive të cilësisë së dobët dhe me kosto të lartë finaciare etj.

Po i jap vetëm disa fakte:

1.Jo më larg se në janar të këtij viti, Menaxhmenti ka punësuar me kontratë mbi vepër djalin e vëllaut të ish presidentit Thaci, Leotrim Thacin, në pozitën Menaxher i njësisë për të drejta autoriale.
2.Gjatë muajit shkurt, drejtoreshës së financave i është punësuar motra me kontratë mbi vepër, Donika Hyseni.

  1. Gjatë këtyre ditëve, është punësuar në ueb faqen e RTK-së, me kontratë mbi vepër, vajza e Migjen Kelmendit, Sara Kelmendi.
  2. Pagë të rregullt në RTK për tash e disa muaj merr edhe Milaim Zeka.
    Milaimi është mirë të pyetet se kur ka qenë për herë të fundit në RTK dhe cilën punë e ka kryer?
    Pērveç Milaimit pagë nga RTK merr edhe bashkëshortja e tij.
  3. I punësuari i RTK-së i cili gjatë muajit të kaluar u arrestua për kidnapim, përveç pagës si mjeshtër zëri, ka marrë edhe një pagë shtesë në formë të aneksit.
    Përveç pagës bazë, pagë shtesë marrin edhe drejtoresha e financave dhe udhëheqësi i administratës dhe burimeve njerëzore.
    Bordi i RTK-së në raportimet gjatë vitit të kaluar ka deklaruar se i ka ndërperë të gjitha pagat shtesë.

Derisa RTK ka mbipopullim të personelit, me rreth një mijë të punësuar, strukturë pothuajse të shkatërruar organizative, Menaxhmenti dhe Bordi aktual i RTK-së po vazhdojnë rrugën e menaxhmenteve dhe Bordeve të kaluara, atë të degradimit të RTK-së.

Kuvendin si themelues të RTK-së e pret shumë punë, por më shumë se Kuvendi punë ka Prokuroria.

Në cilësinë e kryetarit të Sindikatës i falenderoj dhe njëherit i inkurajojë të gjithë kolegët që të vazhdojnë ta njoftojnë sindikatën për të gjitha parregullësitë në RTK.
Çdo veprim i dëmshëm për RTK-në ka faturë, dhe këtë faturë do të jemi ne të parët që do ta paguajmë, siç po e paguajnë të punësuarit e Telekomit.

Ka shkruar Fadil Hoxha, kryetar i Sindikates së pavarur të RTK-së

Share: