Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA, Sekretari i Shtetit: Akte korrupsioni që minojnë demokracinë!

Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruan se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Share: