Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ndriçimi i vrasjeve të pasluftës, sipas ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është proces që ka hasur në shumë pengesa, sikurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu edhe nga qeveritë e tjera që kanë dhënë premtime dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme për këto vrasje.

I ftuar në Desku të KTV-së, Sejdiu tha se ka pasur pritje të mëdha edhe nga institucionet ndërkombëtare, pasi të njëjtat kanë kontrolluar procesin.

“Edhe LDK-ja ka dhënë premtimin e vet, edhe unë kam qenë president i vendit, edhe kanë qenë qeveritë e tjera, edhe ka pasur thirrje të vazhdueshme. Janë dy gjëra paralele që i gjejmë si pjesë të brengës për Kosovën. Shumë vrasje kanë ndodhur, shumë pengesa ka pasur në procese, shumë pritje ka pasur prej institucioneve ndërkombëtare sepse për një kohë të gjatë kanë qenë ato që e kanë kontrolluar procesin dhe nuk ka pasur ndriçim”, ka thënë ai.

Ai u deklarua edhe për Gjykatën Speciale dhe juridiksionin lëndor të saj, për çka thotë se pret të mos jetë monoetnike.

“Për Gjykatën Speciale dua të them të mos jetë monoetnike në kuptimin se si është bërë dhe juridiksioni i saj dhe afati i realizimit të projektit të saj, ndoshta është për herë të parë një ecje e tyre në një kërkesë të ndriçimeve por unë gjithmonë kam parasysh që vështirësitë kanë qenë të mëdha deri tash për gjithë situatat”, është shprehur Sejdiu.

Sa i përket arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së, Sejdiu tha se ato paraqesin dëm për imazhin e Kosovës, por e rëndësishme është që të dalë e vërteta.

“Për imazhin e Kosovës, thashë se është një dëm për Kosovën dhe është diçka që praktikisht mban një hije të rëndë për vendin, me rëndësi është të dalë e vërteta, duke besuar për të vërtetën reale apo objektive për pafajësinë e atyre që akuzohen”.

Share: