Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka kritikuar vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

Selmanaj ka thënë se këto veprime duhet të ndalen sa nuk janë bërë të zakonshme nga siç e quajti ai, Vjosa Osmanin ‘presidente e mazhorancës parlamentare’.

“Vendim skandaloz që cenohet integriteti i KQZ-së. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe, pos përpjekje për kapjen e shtetit”

“Kushtetuta nuk ka parapara shkarkimin e kryesues së KQZ por vetëm emërimin dhe se shkarkimi është i paraparë me ligj”, ka thënë ai në Kuvend.

Tutje, Selmanaj u shpreh se vendimi i Vjosa Osmani më shumë ngjante në një pamflet politik e jo një vendimi.

Sipas Selmanaj, KQZ’së po i cenohet integriteti, pavarësisht vlerësimit të lartë të këtij institucioni nga ndërkombëtarët për organizimin profesional të zgjedhjeve.

Share: