Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asamblist i Partisë Socialdemokrate në Podujevë, Blerim Maçastena është liruar nga burgu në Serbi, pasi ishte arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi.

“Blerim Maçastena lirohet nga burgu si i pafajshëm!”, shkroi Kuçi në Facebook.

Ndryshe, Maçastena ishte arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovë.

Share: