Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidenti italian, Sergio Mattarella ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën që të binin dakord për një kandidat tjetër. 80-vjeçari u përzgjodh pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë.

Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë. Ai u rizgjodh zyrtarisht sot pas raundit të tetë të votimit.

Duke shpallur vendimin e z. Mattarella për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord të rizgjedhin zotin Mattarella ditën e sotme pasi shtatë raunde votimi dështuan për të prodhuar një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të z. Draghi.

Presidenca e Italisë zgjidhet me votim të fshehtë në një kolegj elektoral prej 1009 senatorësh, deputetësh dhe disa delegatësh rajonalë, ku kandidati i parë që merr dy të tretat e votave shpallet fitues.

Share: