Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

879 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë

Shtohen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në 879 numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Shqetësues vijon të mbetet edhe numri i jetëve të humbura. 8 qytetarë të moshave 59-81 vjeç nuk e fituan dot betejën me Covid-19.

3 prej tyre janë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 nga Burrel, 1 nga Kukësi dhe 1 qytetar nga Lezha. Të larta janë edhe infektimet ditore, ku sërish Kryeqyteti mban numrin më të madh të të prekurve me Covid-19,  nga 3605 testime të bëra gjatë 24 orëve.

Në Bashkinë e Tiranës janë shënuar 142 raste të reja, 66 në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë dhe 37 raste në Krujë. Edhe pse gjatë 24 orëve janë shëruar 589 qytetarë, aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.