Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Qytetar të dashur të Kamenicës,

Gjendja aktuale në Komunën tonë, nuk është për tu lavdëruar e për tu shpërblyer me votë, por duhet të kërkohet përgjegjësi dhe të ndëshkohet me votë.

Ndër shumë probleme, sot po e veçoj arsimin në Kamenicë, një temë e cila është keqpërdorur mjaft në media, duke i dhënë krah reformës e cila në fakt ishte një skandal, sepse sot e dy vite mbi 500 nxënës janë në shtëpi. E kjo më dhemb dhe duhet ti dhemb sejcilit qytetar që ka pak dinjitet.

Tashmë është vonë të kërkohet ndonjë reflektim nga Kryetari Kastrati, sepse nuk ka më kohë dhe nuk besoj që ka vullnet të përmirësoj këtë gabim, i cili i ka kushtuar shumë fëmijëve, po sjellë emocione të rënda në prindër dhe po e lë mësuesin pa ditar.

Vendimi i Kryesisë së Degës së LDK-së për të përkrahur Qëndronin, mendoj se është vendim i gabuar dhe nuk i sjellë ndonjë gjë të mirë Degës dhe komunës tonë në të ardhmën.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim partije të mbështesin z. Kadri Rahimaj për Kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës.

I juaji,
Shaip Surdulli

Ka shkruar në facebook,ish Kryetari i Kamenices Shaip Surdulli,transmenton RTV Albania.

Portali Informativ RTV Albania

Prishtin 06.11.2021

Share:

editor