Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë të ditur se kjo parti është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vend.

Shala tha se situata me energjinë elektrike pritet të rëndohet edhe më shumë, për arsye që sipas tij, qeveria vetëm po orvatet në këtë situatë.

“Përkundër paralajmërimeve që PDK-ja ka informuar institucionet e vendet dhe sektorin energjetik, qeveria me paaftësinë e saj menaxhuese dhe ndërhyrjet politike në ZRRE, ka planifikuar ngritjen e çmimeve si të vetmen masë në këtë krizë”, ka thënë Shala, transmenton mediumi informativ RTV Albania.

Më tej, Shala kritikoi qeverinë, ku tha se po i kundërshton projektet alternative, siç është gazi amerikan, dhe i ka thënë jo investitorëve strategjik të energjisë se erës e gjithashtu, sipas tij, qeveria i ka thënë jo të gjitha burimeve të tjera alternative.

“Si asnjëherë deri më tani, raporti konsultativ i Qeverisë dhe ZRRE-së, lë jashtë kufinjëve 4 komunat e vendit duke mos i përfshirë në ngritjen tarifore që ka paraparë për pjesën tjetër të vendit”.

“ Pra kjo ndarje është e papranueshme dhe e paligjshme. Kjo është pabarazi e lartë mes qytetarëve të Republikës sonë. Kjo Qeveri po heq dorë nga shtrirja e sovranitetit energjetik shtetëror, e në anën tjetër në kurriz të taksapaguesve të pjesës tjetër, paguan shpenzimet qindra milionëshe të pjesës veri”, ka thënë Shala, transmenton RTV Albania.

Kujtojmë se këtë të mërkure është mbajtur një protetestë në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Share: