Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për legalizimin e marihuanës në Kosovë.

Selimi ka thënë se një iniciativë e tillë duhet të përkrahet për shkaqe shëndetësore.


“Unë mendoj që ka fakte të mjaftueshme shkencore të cilat e kanë vërtetuar që përdorimi shëndetësor i marihuanës ka efekte pozitive, kemi shtete të zhvilluara që e kanë bërë legalizimin e përdorimit shëndetësor të marihuanës siç janë ShBA, por edhe Maqedonia. Për mua personalisht, mendoj që duhet të përkrahim një iniciativë të tillë për shkaqe shëndetësore, pra për pacientë, por edhe për shkaqe të krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së buxhetit”, ka deklaruar Selim Selimi.

Së fundi, shteti fqinj Maqedonia ka bërë hapa në legalizimin e marihanës, përdorimi i së cilës në vendin tonë është i ndaluar me ligj.

Share:

Avatar photo

editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *