Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

E hëna dhe e marta e kësaj jave do të jenë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Muaji Maj do të nisë me shumë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Kjo për shkak se në dy javëshin e parë të këtij muaji, ata do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, dy nga të cilat kanë rënë në fundjavën që lamë pas.

1 Maj, sipas kalendarit të Festave Zyrtare është Dita Ndërkombëtare e Punës dhe meqë kjo festë ra në ditë vikendi, për punëtorët e institucioneve shtetërore, dita e hënë, pra 3 maji, do të jetë ditë pushimi.

Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.

Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 9 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.

Share: