Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga  COVID-19, raporton RTV Albania.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja me këtë virus, 16 më shumë se ditën e djeshme.

Ndërsa, 14 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 673 raste të infektuara me COVID-19 dhe 2 mijë e 253 viktima.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

Share: