Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

3 viktima dhe gati 900 raste të reja në 24 orët e fundit

Mbeten të larta shifrat e pandemisë në vendin tonë. 24 orët e fundit shënuan një rritje të ndjeshme të pacientëve në spitalin Covid 1.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Spitalin Infektiv në kryeqytet këtë të premte po marrin trajtim 114 pacientë, 11 më shumë se një ditë më parë.

Rritje ka pësuar edhe numri i pacientëve në gjendje të rënduar të cilët janë 19. Kapacitetet në këtë spital duket se po shkojnë drejt ezaurimit pasi kapaciteti i tij është 120 shtretër.

Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 3 persona të tjerë ndërruan jetë në spital, duke e çuar në 2508 numrin total të viktimave nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë.

Bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Durrësi.
Sa u përket infektimeve ditore edhe ato shënuan rritje. Nga 5901 testime të kryera, 895 ishin pozitive.

Tirana mbetet në krye të listës së kuqe me 275 raste, e ndjekur nga Shkodra me 74, Durrësi me 60 raste dhe Kavaja me 37 infektime të reja.

Numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ka kapërcyer mbi 11 mijë, ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit konfirmohen 519 persona.

Share: