Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Për disa analistë dhe lider politik!

Është shumë keq për disa analista në debate televizive, por edhe për disa lider te subjekteve politike që e minimizojnë dhe banalizojnë problemin e arsimit ne komunën e Kamenicës duke thënë se ka qenë e arsyeshne mbyllja e shkollave me 1, 2, 3 apo 4-5 nxënës.
Për shkak te pozitës gjeografike të komunës së Kamenicës me shtetin e Serbisë komuna dhe Qeveria e Kosovës duhet të krijojnë kushte që edhe ato pak banorë mos të shperngulen për shkak të mbylljes së shkollave, por nxënësit të vijojnë mësimin në shkollat e tyre vendore.
Por në fakt të gjitha shkollat e malësisë të komunës së Kamenicës me numër më të vogël të nxënësve janë mbyllur dhe po ashtu deri më 14.11.2021 kanë qenë të mbyllura edhe 5 shkolla në fshatrat Busavatë, Karaçevë e Poshtëme, Petroc, Shipashnicë e Poshtëme dhe Kopërnicë, ku në sejcilën prej tyre ka nga rreth 100 nxënës dhe gjithësejt rreth 500 nxënës kanë humbur mësim qe 2 vite në Busavatë dhe qe 1 vit në katër fshatra tjera.

Si këshillë, po iu jap se nuk mundet askush me e dijt më mirë gjendjen e komunës së Kamenicës nëse lind, rritet dhe jeton në Prishtinë në krahasim me banorët vendas në këtë komunë.
Ftoj institucionet kompetente të Republikës së Kosovës që të merren me rastin e arsimit në Kamenicë dhe të merren masa të përgjegjësisë ligjore ndaj atyre në nivel komunal dhe qendror që kanë shkaktuar këtë çrregullim dhe dëmë të madhë në arsimin e komunës së Kamenicës.

Me përshendetje,
Shaipi
Karaçevë e Poshtëme

Ka shkruar në facebook ish Kryetari i Kamenices,Shaip Surdulli

Share: