Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kosova viteve të fundit ka prodhuar shumë talentë në sporte të ndryshme, sidomos në futboll. Jo të pakët janë edhe futbollistët e rijnë të cilët luajnë nëpër ekipe të ndryshme të botës dhe një ditë synojnë të veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës. Njëri nga ta është edhe talenti kosovar, Erjon Haxhikadrija, nga qyteti i Gjakovës.

Erjoni për momentin është pjesë e skuadrës së njohur FC Raterschän, ku luan prej vitësh dhe vitevë të fundit ka spikatur me formen e ti briliante dhe është shpalur lojtar i daluar e fer play për Kantonin e Curihut. Për RTV Albania, Erjoni fillimisht deklaroi se qëllimi kryesor i tij është që në të ardhmen të bëhet futbollist profesionist, derisa tregoi se si e kishin mirëpritur në këto skuadra.

”Unë luaj me dëshirën më të madhe futboll dhe qëllimi kryesor është që në të ardhme të luaj si një profesionist. Të them të drejtën nuk ka qenë e vështirë pasi unë jam lindur në Zvicër dhe prej moshës 7-vjeçare kam filluar të luaj futboll dhe në të gjitha ekipet kam qenë i mirëpritur,” tha ai.

Siç thotë Haxhikadrija një ndër pozitat e tij të preferuara është mesfushor qendror, edhe pse nuk e ka problem të luajë edhe në defanziv ose ofanziv. Mesfushorët e famshëm, Granit Xhaka dhe Luka Modric, janë dy shembujt më të mirë që ai mundohet t’i imitoj.

Në fund 16-vjeçari i pyetur se për cilën Kombëtare do të luante, pa hezitim thotë se me shumë dëshirë do ta përfaqësonte Kosovën një ditë, pasi kjo kishte qenë edhe ëndrra e tij qysh në fëmijëri.

”Ëndrra ime si fëmijë ka qenë të luaj si profesionist dhe t’i bëj prindërit e mi krenar me arritjet e mia. Me dëshirën më të madhe do të luaja për Kosovën pasi kjo është ëndrra ime si fëmijë. Ëndërroj që një ditë do mund të bëj ëndrrën realitet dhe të përfaqësoj Kosovën time,” përfundoi ai për RTV Albania.

Share:

Avatar photo

editor