Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.

Ndërkaq, sipas raportimeve greke, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet tjetër me magnitudë 4.1 ballë.

Ende nuk është raportuar nëse ka dëme materiale.

Share:

editor